19 February 2016
Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) është informuar për sulmin fizike që ka ndodhur sot nga një person i panjohur ndaj ish kryetarit të OAK-së, Mustafë Radoniqi, avokat me seli të zyrës në Pejë.
OAK dënon ashpër sulmin fizik ndaj avokatit në zyrën e tij duke konsideruar të njëjtin si sulm ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës dhe profesionit të avokatisë si pjesë e sistemit të drejtësisë e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
OAK kërkon nga organet e zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rastin dhe kryesin e këtij akti qyqarë ta vejnë para organeve të drejtësisë.
OAK kërkon nga të gjitha institucionet relevante të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, që të ndërmarrin masat ligjore preventive në mbrojtjen dhe në krijimin e sigurisë për zbatuesit e ligjit në Kosovë duke inkurajuar të gjithë avokatët që të vazhdojnë me përkushtim që të kryejnë punën e tyre të garantuar me legjislacionin vendor dhe konventat ndërkombëtare.