KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK dhe UNICEF konfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit reciprok

03 March 2016

ekipi

Prishtinë, 03.03.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj priten në takim Zyrtarin për të Drejtat e Fëmijëve në UNICEF, Ardian Klaiqi me të cilin diskutuan lidhur me bashkëpunimin në mes dy institucioneve në sferën e drejtësisë për të mitur në Kosovë.

Kryetari Havolli në fillim të takimit falënderoj UNICEF-in për përkrahjen e dhënë Odës së Avokatëve të Kosovës për gjatë këtyre viteve, veçanërisht në fushën e drejtësisë për të mitur. Ndër të tjera, Havolli theksoi gatishmërinë e Odës së Avokatëve të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në çështjet që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve sa më të mira ndaj qytetarëve, me theks rritjen e efikasitetit të avokatëve në lëminë e drejtësisë për të mitur para gjykatave dhe institucione tjera relevante të drejtësisë.

Në anën tjetër, Zyrtari për të Drejtat e Fëmijëve në UNICEF, Ardian Klaiqi uroj kryetarin Havolli për zgjedhjen e tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe njëherit ofroi gatishmërinë për bashkëpunim reciprok edhe në të ardhmen. Klaiqi shtroi një mori çështjesh për bashkëpunim në mes OAK-së dhe UNICEF-it dhe atë në aspektin e mbështetjes së themelimit të zyrës për angazhime sipas detyrës zyrtare (Ex-officio), nevojën e specializimeve të avokatëve në fushën e drejtësisë për të mitur si dhe fuqizimin e ofrimit të shërbimeve Pro Bono nga ana e avokatëve, e cila është e paraparë edhe në Ligjin për avokatinë.

Për këto çështje të shtruara nga ana zyrtarit të UNICEF-it, kryetari Osman Havolli u shpreh se janë elemente kyçe dhe kruciale, që do të ndihmon shumë Odën e Avokatëve të Kosovës në arritjen e objektivave të parapara, për një sistem efikas dhe transparent.