KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli uron besimtarët katolik me rastin e Pashkëve Katolike

26 March 2016

ekipi

Të nderuar qytetar të besimit Katolik,

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve katolik, Festën e Pashkëve.

Kjo festë të na forcojë edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, paqe, dashuri dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi.

Duke e vlerësuar lart këtë ditë festive, Festën e Pashkëve Katolike le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit.

Për shumë mote, Gëzuar!

Av. Osman Havolli – Kryetar

Oda e Avokatëve të Kosovës