05 April 2016
Prishtinë, 05.04.2016 - Në një ceremoni solemne dhanë betimin 12 kandidatë për avokatë dhe 38 kandidatë praktikantë të avokatisë në Odën e Avokatëve të Kosovës.
Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, zëvendëskryetarit, z. Isamedin Dedinca dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 646 avokatë dhe 372 praktikantë të avokatisë.