KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK pjesë e trajnimit e-learning në kuadër të bashkëpunimit në mes Odave të Avokatëve në regjion

25 April 2016

ekipi

Beograd/Serbi, 21-22.04.2016 - Është mbajtur trajnimi i administratorëve rajonal të mësimit elektronik E-learning në Beograd. Në trajnim nga Oda e Avokatëve të Kosovës kanë marr pjesë, z. Yll Zekaj, Drejtor Ekzekutiv dhe z. Flamur Ramadani, Zyrtar për Komunikim. Ky trajnim është një nga aktivitetet në kuadër të Programit Rajonal të mësimit elektronik, implementuar nga Partnerët Serbia në partneritet me Odën e Avokatëve të Sërbisë dhe Odën e Avokatëve të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe mbështetur nga Rrjeti Rajonal Ballkanik për Sundimin e Ligjit (RRBSL). Programi ka për qëllim përmirësimin e sistemit të arsimit të vazhdueshëm ligjor (AVL), përmes zhvillimit të një programi on-line’ të trajnimit për avokatë, praktikantë dhe profesionistë të tjerë ligjorë në territorin e mbuluar nga RRBSL.

Gjatë trajnimit dy-ditor, administratorët rajonal të e-learning nga Shqipëria, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, të cilët ishin të gjithë të deleguar nga Odat e tyre përkatëse, u njohën me përfitimet dhe mjetet për mirëmbajtjen e pajisjeve të mësimit elektronik për avokatë. Gjatë trajnimit, të gjithë administratorëve u janë caktuar rolet e tyre administrative në këtë Platformë në kuadër të Odave të tyre. Pas një hyrje të shkurtër për programin Moodle dhe një pasqyrë të të gjithë platformës, pasoj një leksion lidhur me bazat e mirëmbajtjes së platformës, duke përfunduar me një seri ushtrimesh praktike, ku administratorët patën mundësinë për të ngarkuar (upload) dhe redaktuar materijalet direkt në platformë. Trajnimi u mbyll me seancën Skype me ekspertë të huaj, të cilët ofruan këshilla të vlefshme në lidhje me menaxhimin e bazave të të dhënave elektronike të informimit dhe komunikimit të anëtarëve.

Oda e Avokatëve të Kosovës është nënshkruese e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Odave të Avokatëve të regjionit, respektivisht Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovinës, Maqedonisë dhe Serbisë. Memorandum Mirëkuptimi është nënshkruar më 28 mars 2015.

Që të kyçeni në program duhet të regjistroheni. Formulari i regjistrimit gjendet në web-faqen e RRBSHD-së www.brrln.org, ose thjesht shkoni në „REGISTER“. Programi shfrytëzon emrin dhe fjalëkalimin e njëjtë si të web-faqes së BRRLN, nëse tashmë jeni regjistruar në web-faqen shfrytëzoni parametrat e njëjtë për tu kyçur.