KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli uron besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve

30 April 2016

ekipi

Të nderuar qytetar të besimit Ortodoksë,

Populli shqiptar ndër shekuj ka kultivuar tolerancë, dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë, andaj shpresojmë që një frymë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Festat fetare të të gjitha besimeve, ngërthejnë në vete mesazhe paqeje, dashurie dhe harmonie. Kjo festë të na forcojë edhe më shumë besimin për mirësi midis njerëzve.

Duke e vlerësuar lart këtë ditë festive, Festën e Pashkëve Ortodokse le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit.

Av. Osman Havolli, Kryetar

Oda e Avokatëve të Kosovës