03 June 2016
Prishtinë, 03.06.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj kanë pritur në takim një delegacion nga Dhoma e Avokatisë së Durrësit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari Skender Korriku.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli falënderoj avokatet nga Shqipëria për gatishmërinë e tyre për të vizituar Odën e Avokatëve të Kosovës, e cila vizitë sipas tij, do të hap mundësinë e përafrimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët. Ai ndër të tjera, informoi avokatet nga Shqipëria lidhur me zhvillimet në OAK-së dhe sfidat me të cilat është duke u ballafaquar në arritjen e objektivave strategjike për ngritjen e profesionit të avokatisë në Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër, kryetari i Dhomës së Avokatisë Durrësit të Shqipërisë, Skender Korriku u shpreh i nderuar për realizimin e vizitën në Odën e Avokatëve të Kosovës duke theksuar se vizitat të tilla do të jenë një mundësi e mirë për shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta dhe ngritja e bashkëpunimit në nivele më të larta profesionale.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj ka prezantuar para avokatëve nga Durrësi mënyrën e funksionimit të brendshëm dhe të jashtëm të OAK-së. Ai gjatë prezantimit informues është fokusuar rreth rolit të Qendrës Trajnuese për Avokatë, sistemin e disiplinor, mënyrën e angazhimeve e avokatëve sipas detyrës zyrtare si dhe organet tjera relevante të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite në Kosovë, Delegacioni nga Dhoma e Avokatisë së Durrësit janë pritur në takim edhe nga U.d. e kryetares së Gjykatës së Apelit, Tonka Berishaj, e cila gjatë takimit i ka njoftuar mysafiret nga Shqipëria lidhur me mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke u ndalur me theks të veçantë në mandatin e Gjykatës se Apelit. Gjatë takimit avokatet durrsak shfaqen interesim theksuar lidhur institutin e parashkrimit të lëndëve, gjykimin në mungesë, mjetet e jashtëzakonshme juridike, dhe tema tjera me interes për fushën e së drejtës.
Avokatet nga Shqipëria janë pritur edhe nga udhëheqësi i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurori Themelore në Prishtinë, Valdet Gashi i cili gjatë takimit i njoftoj lidhur me sistemin prokurorial në Kosovë, duke u fokusuar në funksionimin dhe efikasitetin e prokurorisë gjatë këtyre viteve. Ai për sa afërmi informoi lidhur me stafin menaxhues dhe sistemimin e prokurorëve të fokusuar nëpër ambientet e Pallatit të Drejtësisë.
Gjatë vizitës në Pallatinë e Drejtësisë në Kosovë, avokatet nga Durrësi kanë vizituar edhe ambientet e sallave të gjykimit të Departamentit për Krime të Rënda.