KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Studentët e Fakultetit Juridik të Mitrovicës së Veriut vizituan OAK-në

08 June 2016

ekipi

Prishtinë, 08.06.2016 – Odën e Avokatëve të Kosovës vizituan dymbëdhjetë studentë të Fakultetit Juridik të Mitrovicës së Veriut në Kosovë, të cilët u pritën nga kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj. Vizita është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Avokim të Kulturës Demokratike (NVO ACDC) në veri të Mitrovicës e financuar nga organizata qeveritare gjermane GIZ.

Qëllimi i kësaj vizite ka të bëjë me sundimin e ligjit në veri të Kosovës dhe përgatitjen e qytetarëve dhe studentëve të juridikut në veri të Kosovës, për Integrimin në sistemin e drejtësisë si dhe hapjen e Gjykatës në veri të Mitrovicës.

Gjatë vizitës së tyre, studentët kanë parë nga afër zyret në të cilat është vendosur administrata dhe njëherit janë njoftuar për punën dhe angazhimet që janë duke u bërë në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli para studentëve ka bërë përmbledhjen e aktiviteteve, sfidat dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kurse, rreth aktiviteteve të administratës dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së, studentet e Fakultetit Juridik të Mitrovicës së Veriut në Kosovë janë informuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.

Duke u ndërlidhen rreth procesit të regjistrimit të praktikantëve në Odën e Avokatëve të Kosovës nga radhët e minoritetit serb, kryetari Havolli dhe Drejtori Zekaj theksuan se problemi i deritashëm ka qenë, mos njohja e diplomave të Fakultetit Juridikë në Veriu të Mitrovicës nga institucionet kompetente në Kosovë, por sipas tyre, OAK ka bërë përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e një zgjedhjeje të përhershme nga e cila do të mund të aplikojnë për praktikë edhe në Odën e Avokatëve të Kosovës.