KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OSBE përkrah OAK-në në zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar për caktimin e Avokatëve sipas detyrës zyrtare

16 June 2016

ekipi

Prishtinë, 16.06.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj priten në takim z. Steven Fener, Zyrtar i Lartë Ligjor në OSBE, me të cilin diskutuan lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për themelimin e mekanizmit koordinues për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex-officio).

Kryetari Havolli dhe z. Fener theksuan të rëndësishme procesin e zbatimit të sistemit të ri të caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare, dhe se ky sistem i instaluar, sipas tyre, do të ndikon në krijimin e një rendi nga e cila do të zbuste impulset aktuale për respektim nga akteret e drejtësisë.

Sipas Steven Fener, misioni i OSBE në Kosovë është i gatshëm të përkrah Odën e Avokatëve të Kosovës në avancimin e procesit për zbatimin e marrëveshjes për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare në forma të ndryshme.

Oda e Avokatëve të Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Policia e Kosovës, me datë 26 prill 2016, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex-officio), e cila marrëveshje bashkëpunimi është arritur me qëllim të zbatimit në praktikë të drejtës për mbrojtje gjyqësore me shpenzime publike në pajtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me instrumentet ndërkombëtare.

Oda e Avokatëve të Kosovës në kuadër të kësaj marrëveshje ka përpiluar draft rregulloren për zbatimin e kësaj marrëveshje, e cila rregullore është në fazën e pranimit të komenteve nga avokatët.