KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Drejtuesit e OAK-së takuan përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës

29 July 2016

ekipi

Prishtinë, 29.07.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli së bashku me drejtuesit tjerë, Drejtorin Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe z. Xhevdet Krasniqi, avokat me seli të zyrës në Prishtinë takuan përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës, z. Nexhat Miftaraj, Drejtor i Departamentit për Mbikëqyrjen e Kompanive të Sigurimeve dhe z. Zyber Qadraku, Udhëheqëse i Divizionit të Licencimit në BQK.

Në takim përfaqësuesit e OAK shprehen disa shqetësimet lidhur më përfaqësimin e palëve ne kompanitë e sigurimeve nga ana e avokatëve, nder të cilat ishin moszbatimi i tarifës së avokatëve nga disa kompaninë të sigurimeve, vonesa në trajtimin e lëndëve nga ana e kompanive si dhe vonesa ne realizimin e pagesave, gjithashtu u diskutua edhe rreth kritereve orientuese për caktimin e demit jomaterial.

Përfaqësuesit e BQK-së njoftuan përfaqësuesit e OAK-së, së BQK ka përgatitur draft rregulloren për kriteret e kompensimeve të dëmeve jomateriale dhe e njëjta pritet të hyj në fuqi në fund të muajit gusht 2016.

Përfaqësuesit e dy institucioneve u zotuan në ngritjen e bashkëpunimit dhe organizimin e takimeve të përbashkëta edhe me përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve me qellim të tejkalimit të shqetësimeve të ngritura dhe lehtësimin e punës së avokatëve gjatë përfaqësimit të palëve pranë kompanive të sigurimeve.