19 October 2016
Prishtinë, 19.10.2016 – Zëvendëskryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Isamedin Dedinca dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj priten në takim rreth 50 studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan të udhëhequr nga Dekani i Fakultetit, z. Sadik Haxhiu dhe profesor të tjerë.
Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj para studentëve ka folur rreth aktiviteteve, sfidat dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Ai u ndal në disa segmente të veçanta të cilat ndërlidhën me mbështetjen e dhënë për praktikantë, studentë dhe profesionistëve të tjerë ligjor duke vlerësuar se gjeneratat e reja janë shpresë e së ardhmes e drejtësisë në Kosovë.
Në anën tjetër, Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, z. Sadik Haxhiu falënderoi përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës për mikpritjen dhe mundësinë që ta vizitojnë këtë institucion të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Në shenjë falënderimi për Odën e Avokatëve të Kosovës, gjegjësisht për kryetarin z. Osman Havolli, përfaqësuesi i Fakultetin Juridik “Kadri Zeka” në Gjilan ndau Mirënjohje, të cilën mirënjohje e pranojë zëvendëskryetari, z. Dedinca në pamundësi të pjesëmarrëses në takim të kryetarit të OAK-së.
Studentët gjatë vizitës kanë parë nga afër zyret në të cilat është vendosur administrata dhe janë njoftuar për punën dhe angazhimet e secili departament brenda Odës së Avokatëve të Kosovës.