21 October 2016
Avokati, Behar Ejupi propozohet për kryetar të Komitetit për praktikantë
Prishtinë, 21.10.2016 – Komiteti për Praktikantë i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhjen konstituive në të cilën u propozua kandidati, avokati, z. Behar Ejupi për kryetar të këtij Komiteti. Propozimi i anëtarëve të Komitetit për Praktikantë për zgjedhjen e kryetarit, do i dërgohet Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës për aprovim.
Anëtarët Komitetit për Praktikantë u pajtuan që të takohen për të diskutuar rreth planit të veprimit që do e zhvilloj Komiteti në të ardhmen në harmoni me Ligjin për avokatinë dhe aktet tjera normative të OAK-së.
Avokatja, Albana Kelmendi propozohet kryetare e Komitetit për Çështje gjinore
Prishtinë, 21.10.2016 - U mbajt takimi konstituiv i Komitetit për Çështje Gjinore në të cilin u propozua për kryetare, avokatja, znjsh. Albana Kelmendi. Gjatë këtij takimi iu kushtua rëndësi e veçantë ngritjes profesionale të avokateve të gjinisë femërore si dhe rolit të tyre në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, u propozua që të ketë takime në regjionet e ndryshme që të jenë në dijeni për problemet e avokateve në mënyrë që këto probleme të adresohen për gjetjen e zgjidhjeve konkrete të tyre. Çështja e projekteve për Komitetin ishte një nga diskutimet, për të cilën u propozua që të ketë projekte në ngritjen profesionale të femrave në avokati dhe avancimin e tyre në këtë profesion.
Ndër propozime të tjera që spikatën ishte edhe vizita të ndryshme për praktikantë e studentë në institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe në Oda të Avokatëve në rajon. Këto vizita sipas tyre, do të shërbejnë në shkëmbimin e përvojave profesionale në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
Propozimi i anëtarëve të Komitetit për Çështje Gjinore për zgjedhjen e kryetares, do i dërgohet Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës për aprovim.