27 October 2016
Prishtinë, 27.10.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Kontrolli incidental si mekanizëm kushtetues në sigurimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendet në tranzicion”, e organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës me rastin e përvjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në këtë konferencë ndërkombëtare, morën pjesë edhe kryetarët e Gjykatave Kushtetuese nga Shqipëria dhe Maqedonia, gjyqtar të Gjykatave Kushtetuese nga Bullgaria, Turqia dhe Portugalia, si dhe ekspert të ndryshëm të Kushtetutës.
Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli ka përshëndetur të pranishmit dhe njëherit ka falënderuar Kryetaren e Gjykatës znj. Arta Rama Hajrizi për angazhimin e saj në avancimin e këtij institucioni mjaftë të rëndësishëm në Kosovë. Kryetari Havolli gjatë fjalën së tij ka folur rreth rolit të avokatisë në relacion me Gjykatën Kushtetuese në Kosovë.