22 November 2016
Prishtinë, 22.11.2016 – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë për njëzetetetë kandidatë të cilët kanë aplikuar gjatë këtij afati.
Verifikimi i provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.
Procesi i provimit është mbikëqyrur nga Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Yll Zekaj. Kandidatet të cilët kalojnë provimin në mënyrë të suksesshme, do të shqyrtohen me dokumente tjera përcjellëse nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës.