KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Urimi i kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e 28 nëntorit - Dita e Flamurit

27 November 2016

ekipi

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, me kënaqësi të veçantë, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Dita e Flamurit dhe Mëvetësisë së Republikës së Shqipërisë, urojë Ju dhe të gjithë shqiptarëve këtë festë, me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e gëzuar për popullin shqiptar.

Bashkëpunimi dhe kontributi i gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe përpjekjet e vazhdueshme për liri dhe pavarësi, janë tregues i vlerave të përbashkëta shekullore, andaj Urime këtë ditë madhështore për kombin tonë.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Me respekt,

Osman Havolli, Kryetar

Prishtinë,

Nëntor 2016