KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Osman Havolli është pritur në takim nga Ministri i Diasporës, Valon Murati

13 December 2016

ekipi

Prishtinë, 13.12.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj janë pritur në takim nga Ministri i Diasporës, z. Valon Murati me qëllim të realizimit të rekomandimeve të dala nga konferenca me juristë e avokatë shqiptarë nga diaspora.

Një nga rekomandimet e dala nga kjo konferencë, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet juristëve dhe avokatëve shqiptare të diasporës dhe avokatëve e institucioneve të Kosovës ishte publikimi i listës së juristëve dhe avokatëve të diasporës në uebfaqen e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Ministri Murati ia dorëzoi listën e juristëve dhe avokatëve të diasporës kryetarit Havolli.

Publikimi i kësaj liste do të mundësojë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet juristëve e avokatëve të diasporës dhe avokatëve - anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe institucioneve të tjera të Kosovës. Po ashtu, kjo listë ka rëndësi, meqë mundëson kontaktet mes tyre, angazhimin dhe përfaqësimin e avokatëve në vende të ndryshme jashtë Kosovës.