KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli takoi përfaqësuesit e projektit për përpilimin e Kodit Civil

29 March 2017

ekipi

Prishtinë, 29.03.2017 - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj kanë pritur në takim përfaqësuesit e projektit për përpilimin e Kodit Civil, z. Haxhi Gashi i cili njëkohësisht është dekan i Fakultetit Juridik të UP-së, z. Alfons Benjamin dhe z. Emrush Ujkani.

Përfaqësuesit e projektit sqaruan se Kodi Civil do të përgaditet në frymën e konceptit austriako-gjerman, dhe theksuan se perveç përfshirjes në projekt të personave nga sfera akademike, rëndësi të madhe ka edhe përfshirja e personave të tjerë nga praktika e zbatimit të ligjit si gjykatësit e avokatët.

Në kuadër të projektit janë përcaktuar nëngrupet tematike për përpilimin e Kodit Civil dhe ato janë: nëngrupi tematik për pjesën e përgjithshme të së drejtës të detyrimeve, ai për të drejtën e pronësisë dhe të drejtave të tjera sendore, nëngrupi për të drejtën familjare dhe trashëgimore si dhe ai i së drejtës ndërkombëtare private.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z.Osman Havolli e ka mirëpritur këtë inciativë dhe ka treguar gatishmërinë e OAK-së për të kontribuar në përgatitjen e Kodit Civil, ku edhe premtoi se së shpejti Oda e Avokatëve të Kosovës do t’i dërgoj projektit emrat e avokatëve të cilët do të jenë të përfshirë në nëngrupet punuese të cekura me lartë.