KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt Sesioni III i Grupit të Fokusit Për Profesionet e Lira Ligjore dhe Odën e Avokatëve të Kosovës

30 March 2017

ekipi

Prishtinë, 30.03.2017 u mbajt sesioni i tretë i grupit të fokusit për profesionet e lira ligjore dhe Odën e Avokatëve. Në këtë takim të përbashkët kishte përfaqësues të projektit, përfaqësues të Odës së Avokatëve të Kosovës, përfaqësues nga noteria, përmbaruesit privat, administrator të falimentimit, përfaqësues nga EULEX-i, dhe përfaqësues nga OSBE-ja.

Tema kyqe e këtij takimi ishte, roli i Avokatëve dhe Oda e Avokatëve në sistemin e drejtësisë. Problematikat që ka krijuar Neni 86 i ligjit për procedurën kontestimore dhe implikimet e këtij neni për avokatët, gjykatat lidhur me proceset gjyqësore civile. Është trajtuar angazhimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex officio) dhe sistemi i caktimit të avokatëve në procedurën kontestimore (përfaqësuesit e përkohshem).

Në këtë tryezë është diskutuar për çështje që lidhen raportet, pengesat, mundësitë e evitimit të paqartësive të avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve privat.
Panelistët në këtë takim theksuan rolin e avokatëve-profesionalizimit që ndikon në cilësinë e vendimeve gjyqësore, këtë duke ju referuar situatave në të cilat përfaqësojnë personat që nuk janë avokat. Gjithashtu është theksuar më se e nevojshme përfshirjen e avokatëve në hartimin e ligjeve.

Lidhur me çështjen e nenit 86 të procedurës kontestimore i cili tashmë është i njohur si nen që disa here ka pasur tentime për ndryshimin e tij. Të gjithë të pranishmit ishin të pajtimit për nevojën e ndryshimit të këtij neni ku termi dhe përkufizimi i këtij neni është i gabuar. Përveç të tjerash, ky nen i LPK bie në kundërshtim me nenin 419 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjithashtu u propozuan disa ndryshime të ligjit për noterinë, prej nga është theksuar që plotësim ndryshimet e propozuara nga OAK janë në procedurë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nga pjesëmarrësit janë dhënë vërejtje që nga ana e noterëve ka refuzime të vërtetimit të përmbajtjes së dokumentëve (kontrata, autorizime etj) e që ndikon në krijimin e pengesave dhe zbehjes se rolit të avokatit, duke dhënë vërejtje për noterinë lidhur me veprimet e tyre të ndërmarrura edhe përmes broshurave të caktuara duke interferuar në profesionin e avokatisë.

Janë dhënë vërejtje që në disa raste kemi edhe ekspert gjyqësor që bëjnë përfaqësimin e paleve, në procedurën civile. Gjithashtu u dhanë vërejtje që përmbaruesi privat të bëjë përpilimin e propozimit për përmbarim e aq më pak prapsimit etj.

Drejtori ekzekutiv i Odës së avokatëve të Kosovës z. Yll Zekaj kërkoi nga ky projekt që t’i ndihmojë OAK-së për vetëdijësimin dhe promovimin e diskrepancës tek prokurorët, lidhur me çështjen e nenit 86 të procedurës kontestimore dhe me nenin 419 të Kodit Penal të Kosovës, se ka prokurorë që ende nuk e kuptojnë që veprimi i zyreve juridike bie ndesh me nenin 419 te Kodit Penal të Kosovës.

Si përmbledhje e shume argumenteve në mënyrë më specifike u theksua roli i avokatëve në krahasim me personat e tjerë për qasje në drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, gjithashtu u përmend edhe efikasiteti dhe shkurtimi i kohës në vendosjen për drejtësi, si dhe krijimi dhe zhvillimi i komunikimit adekuat më gjyqtarët dhe prokurorët ku këto janë përparësitë në krahasim me personat e tjerë, në mënyrë që të sigurojmë besimin e publikut në drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për Odën e avokatëve të Kosovës u theksua i nevojshëm, thellimi i bashkëpunimit me odat përkatëse të profesioneve të lira ligjore.