KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U lansua projekti i hulumtimit - “Iniciativa për Integritet Gjyqësor”.

04 April 2017

ekipi

Prishtinë, 04.04.2017 - U mbajt ceremonia e lansimit të projektit të hulumtimit – “Iniciativa për Integritet Gjyqësor”. Ky hulumtim është pjesë e programit “Kërko Drejtësi” që financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe implementohet nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC), përmes projektit: “Kërko Drejtësi” dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përbën hulumtimin e parë të kësaj natyre, ku janë të përshirë edhe Avokatët.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin përfaqësues nga projekti, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Nehat Idrizi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Blerim Isufaj, përfaqësues nga Policia, dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ky lloj pyetësori, është i pari i realizuar në Evropën Juglindore nga Oda Ndërkombëtare e Avokatëve, pas përfundimit të të njëjtit në shumë vende të Evropës perëndimore dhe më gjerë.

Nëpërmjet këtij pyetësori për integritet dhe gjithëpërfshirje të Gjyqtarëve, Prokurorëve, Policëve e Avokatëve, do t’i kontribohet sistemit të drejtësisë, duke u përkujdesur që të jenë vetëvlerësues të integritetit të profesioneve të tyre, derisa në të kaluarën, matës të integritetit kanë qenë organizatat e jashtme.

Rezultatet e këtij pyetësori, do të jenë një udhërrëfyes për të eliminuar format e ndryshme të keqpërdorimeve të cilat ndikojnë në integritetin e bartësve të funksioneve në sistemin e drejtësisë në veçanti dhe në uljen e rasteve korruptive në përgjithësi- tha Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli, dhe i inkuraroj Avokatët, por edhe të gjithë profesionistët e tjerë ligjorë, që t’i përgjigjen pozitivisht këtij pyetësori dhe me sinqeritet të shprehin njohuritë e tyre lidhur me atë çfarë pyetësori kërkon, në mënyrë që të ketë një hulumtim kredibil, mbi bazë të së cilit do të punohet në ngritjen e integritetit dhe respektimin e frymën e ligjit.