15 April 2017
Të nderuar qytetar të besimit Katolik dhe Ortodoks,
Populli shqiptar ndër shekuj ka kultivuar tolerancë, dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë, andaj shpresojmë që një frymë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Festat fetare të të gjitha besimeve, ngërthejnë në vete mesazhe paqeje, dashurie dhe harmonie. Kjo festë të na forcojë edhe më shumë besimin për mirësi midis njerëzve.
Duke e vlerësuar lart këtë ditë festive, Festën e Pashkëve Katolike dhe Ortodokse le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit.