18 May 2017
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Reagim ndaj urdhërit për arrestimin e avokatit
Reagim ndaj urdherit të Prokurorit Ali Hajdini për arrestimin në seancë gjyqesore të Avokatit Nasuf Hasani me datë 18.05.2017
OAK- Dega Regjionale e Prishtinës, lidhur me ngjarjen e cila ka ndodhur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë një seance gjyqësore ku z.Ali Hajdini Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka urdhëruar zyrtarët policor që të bëjnë arrestimin e z.Nasuf Hasani avokat me seli të zyrës në Prishtinë, pa ndonjë arsyeje dhe në mënyrë arbitrare e në kundërshtim me ligjin sepse në procedurë gjyqësore të gjitha procedurat i udheheqë Kryetari i Trupit Gjykues.
Për informinin tuaj këtë urdhër z.Hajdini e kishte dhënë gjatë seancës në të cilen ai ishte përfaqsues i akuzës ndërsa av. Nasuf Hasani përfaqsonte të pandehurin në të njëjten procedurë.
Dega Regjionale e Prishtinës shpeh shqetësimin e saj serioz duke kërkuar që veprimet e tilla të mos përsëriten dhe se avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në procedurë andaj dega regjionale e Prishtinës lidhur me këtë rast në ditët në vijim do të ndërmerr të gjithë hapat ligjor me qëllim të mbrojtjes së avokatëve dhe kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë z.Imer Beka që të marrin masa të menjëhershme ndaj prokurorit në fjalë i cili në mënyrë recidive abuzon me pozitën e prokurorit për të ju hakmarrë palëve në procedurë.
OAK- Dega Regjionale e Prishtinës
Av. Skender Musa, U.d/Kryetar