KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dega Regjionale e OAK-së në Prizren dhe OSBE organizuan tryezën e përbashkët Bench Bar

27 April 2017

ekipi

Prizren, 27.04.2017 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren në bashkëpunim me OSBE-në mbajti tryezën e përbashkët Bench Bar, me gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të Policisë të udhëhequr nga kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Prizren, z.Hajrip Krasniqi me te ftuarën nga OSBE Jasmin Gojani.

Tema: Zbatimi i marrveshjeve për caktimin e avokatëve sipas detyres zyrtare, përfqesuesve të përkohshem dhe në agjensionin e ndihmes juridike falas.

U diskutua për zhvillimet e fundit sa i perket shfuqizimit të rregullores e cila u krijua me marrveshjen midis Odës së avokatve Kshillit Prokurorial të Kosovës Kshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Policis .

Kryetari z.Osman Havolli e arsyetoi nevojën e rregullores së zbatuar deri së fundmi dhe drejtori i OAK- së z.Yll Zekaj e e përmblodhi kronologjinë e ngjarjeve dhe vendimeve që sollën deri te arritja e marrëveshjes dhe krijimi i rregullores.

Znj. Jasmin Gojani foli për zhvillimin pozitiv qe OSBE ka parë gjatë zbatimit të ksaj rregullorje dhe ngritjes së cilsis së mbrojtjes në procese gjyqësore që OSBE ka monitoruar dhe avantazhet që kjo rregullore ka sjell sa i përket barazisë së avokatve në thirrjet ex officio dhe mbështetjen që OSBE ka dhënë në arritjen e kti sistemi për thirrjen e avokatve ex officio.

Situata para arritjes së marrveshjes u diskutua dhe problemet me të cilat përballeshin avokatët dhe klientët e tyre dhe nevojën qe sistemi të unifikohet.

Si përfundim u deklarua se do të vazhdohet me thirrjen e avokatve ex officio nga OAK si para krijimit të rregullores.