KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokatë dhe praktikantë të gjeneratës së tretë 2017 dhanë betimin

07 June 2017

ekipi

Prishtinë, 07.06.2017 - Në ceremoninë solemne dhanë betimin 1 kandidatë për avokatë dhe 32 kandidatë praktikantë të avokatisë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe koordinatores së Qendrës Trajnuese, znj.Albulena Ukimeraj,ndërsa avokatët e tjerë të kësaj gjenerate do ta japin betimin më 10 Qeshor me rastin e ditës së avokatisë.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli në fjalën e tij uroj avokatët dhe praktikantet për hyrjen e profesionit të avokatisë dhe atë të praktikantit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Kryetari dhe Drejtori njoftuan pjesëmarrësit në ceremoni lidhur me funksionimin e rolin e avokatisë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kryetari Havolli gjatë ceremonisë ka thënë se gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës të cilët me angazhimin e tyre do të ngritin profesionalizmin në përfaqësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.