KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës manifestoi “Ditën e Avokatisë 2017” – 44 vjet OAK

10 June 2017

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës shënoi manifestimin “Dita e Avokatisë” dhe 44 vjetorin e themelimit të saj, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Manifestimi është mbajtur në Prishtinë me datë 9 Qershor në restorantin “Diqka po zihet” në Prishtinë ku u bë edhe zyrtarisht hapja e manifestimeve për Ditën e Avokatisë 2017. Me datë 10 Qershor në “Emerald Hotel”,është mbajtur ceremonia protoklare ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, gjyqtar, prokuror, avokatë dhe juristë nga diaspora, anëtarë të rrjeteve profesionale, me qëllim të krijimit të kontakteve mes avokatëve e juristëve nga diaspora dhe atyre nga Kosova, si dhe gjetja e mundësive të bashkëpunimit. Manifestimi është përcjell me ngjarje dhe aktivitete të veçanta të cilat e kanë bërë madhështore këtë manifestimin.

Në kuadër të Ditës së Avokatisë u mbajt edhe takimi i rradhës i projektit të mentorimit OAK-OSBE, në të cilin ishin të pranishëm mentorët dhe të, mentoruarat të cilat i përcollën nga afër këto ngjarje.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli në fjalën e tij hapëse vlerësoi lart përpjekjet dhe kontributin e shumë avokatëve në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Ndër të tjera, ai tha se Oda e Avokatëve të Kosovës, e monitoruar nga institucionet ndërkombëtare qëndron e para në relacion me shtetet e tjera në rajon për aktivitetet dhe mekanizmat që i ka zhvilluar. Duke folur për sfidat e avokatisë në Kosovë, kryetari Havolli tha se ne jemi të vetëdijshëm edhe për sfidat të cilat jemi përballur dhe vazhdojmë të përballemi në zbatimin e kuadrit ligjor, por ju garantojmë se do të punojmë në respektim dhe frymën e ligjit, do të përkujdesemi për krijimin e politikave efektive, transparencë, bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve, ashtu siç na obligon rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës, Marrëveshjet dhe Traktatet Ndërkombëtare, dhe në këtë mënyrë do të reflektojmë përgjegjësi të nivelit dhe kulturë të lartë juridiko – profesionale.

Në manifestimit kanë prezantuar shumë personalitete, përfaqësues të; CCBE, Odës së Avokatëve të Shqipërisë, Francës, Gjermanisë, Çekisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe te Qipros turke.

Në hapje të manifestimit shumë personalitetet e nderuan Odën e Avokatëve të Kosovës me fjalën e tyre, duke përfshirë; Ministrin e Diasporës, z. Valon Murati, i cili u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin të cilin Oda e Avokatëve e ka me Ministrin e Diasporës, ky event ishte i pari në agjendën e Ministrisë së Diasporës sa i përket “Javës së Diasporës” dhe sipas Ministrit Murati ka rëndësi të veçanta sepse mundëson lidhjen e urave të bashkëpunimit midis avokatëve Kosovar dhe atyre nga diaspora dhe shpresoi që kjo traditë të vazhdoi .Gjithashtu pjesëmarrësve të këtij evenimenti ju drejtua zv.Drejtori i CCBE-së z. Ranko PELICARIĆ i cili prezantoi punën e CCBE-së e cila është organizatë e hapur për të gjitha Odat e Avokatëve të Bashkimit Evropian dhe shprehu besimin se edhe shtetet me të ardhme Evropiane kur të vijë koha e duhur do ti bashkohen CCBE-së si anëtar të plotë. Z. PELICARIĆ shprehu knaqsinë që kryetari i OAK-së z.Osman Havolli është shumë aktivë në CCBE edhe pse Kosova momentalisht është anëtar vëzhgues.

Në emër të avokatëve të diasporës znj.Brikena Muharremi e cila është kryetare e shoqatës së avokatëve Shqiptaro-Britanik dhe avokate në Londër. Sipas saj është për tu vlerësuar angazhimi i Odës së Avokatëve të Kosovës Ministrisë së Diasporës dhe Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë për themelimin e unionit të avokatëve shqipëtar në botë. Përmes këtij Unioni do të promovohet bashkëpunimi midis avokatëve shqipëtar i cili është i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin profesional por gjithashtu edhe për avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri i cili ndikon drejtpërdrejt në avancimin e shtetit.

Gjithashtu pjesëmarrës ishte edhe z. Sami AKl i cili është kryetar i “Unionit Internacional të Avokatëve “i cili ftoi përfaqësues të OAK-së të marrin pjesë në kongresin e tyre i cili do mbahet në Toronto/Kanada në muajin Tetor. Me një fjalë rasti të pranishmëve i’u drejtuan edhe përfaqësuesi i Odes së Avokatëve të Maqedonisë z. Nenad Janicevic dhe z. Hasan Ozyigit përfaqësues i Odës së Avokatëve të Qipros turke, z. Velija Murić përfaqesues i Odës së Avokatëve të Malit të Zi si dhe z. Petr POLEDNIK zv/kryetar i Odës së Avokatëve të Çekisë.

Manifestimi është karakterizuar edhe me dhënien e betimit të avokatëve të cilët kanë dhënë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe para audiencës në sallë.

Dita e Avokatisë është bërë edhe më e veçantë këtë vit përshak të nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit midis Odës së Avokatëve të Kosovës, Dhomës së avokatëve të Shqipërisë dhe Ministrisë së Diasporës për krijimin e Unionit të Avokatëve Shqip folës.

Kryetari Havolli në emër të OAK-së ndau mirënjohje për Liri, drejtësi dhe sakrificë familjes Kelmendi të cilën e pranoi znj.Kosovare Kelmendi e bija e Bajram dhe Nekibe Kelmendi që është ndier e nderuar që familja e avokatëve asnjherë nuk harron ti përkujtoj familjen e saj.Mirënjohje gjithashtu ju nda z.Rexhep Hasani që është avokati më i vjetër në Kosovë.

Ceremonia Protokolare e festimit të ditës së Avokatisë 2017 u përmbyll me një koktej rasti.

Pas përfundimit të ceremonisë është bërë nisja nga Hoteli Emerald për në qytetin e Prizrenit, pasdita është kaluar në Villa Park e përcjellur nga një shëtitje në Prizren dhe një mbrëmje festive e kaluar në Hotelin Sharr në Prevallë të Prizrenit, me të cilën u përmbyllën aktivitetet për festimin e Ditës së Avokatisë 2017.