KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Bench Bar Prishtinë - "Përfaqësimi i të Pandehurve me Avokat Mbrojtës"

20 July 2017

ekipi

Prishtinë, 19.07.2017 - Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë në bashkëpunim me D4J (Kërko Drejtësi) mbajti tryezën e përbashkët Bench Bar me gjyqtarë dhe avokatë, të udhëhequr nga kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë, z.Skender Musa. Në takim morrën pjesë: znj. Afërdita Bytyci - Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Betim Musliu - Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), dhe avokatë dhe gjykatës nga rajoni i Prishtinës.

Tema që u diskutua në këtë Bench Bar ishte “Përfaqësimi i të pandehurve me avokat mbrojtës në departamentet e përgjithshme të gjykatave dhe prokurorive themelore në çështjet penale”.

E drejta e mbrojtjes, qasjes në avokat, është një nga komponentët bazë për një gjykim të drejtë, dhe gjykimi i drejtë është e drejtë e cdo njeriu.

Por sipas një kërkimi të bërë nga IKD, e cila monitoroi 524 seanca gjyqsore penale në Gjykatat e Divizionit Penal, Departamentit të Përgjithshëm në Prishtinë, Pejë, dhe Prizren, është gjetur që përqindja më e madhe e të pandehurve në këto raste, seanca dhe procese tjera gjyqsore si marrja në pyetje, janë pa avokat mbrojtës.

Në takim u qartësua që një nga problemet më të mëdha që shtyen në mospraktikën e ligjit është buxheti tejet i limituar sa i përket seancave të cilat në shumicën e kohës tejkalojnë shpenzimet edhe në mungese të mjeteve të dedikuara për një avokat mbrojtës, dhe se egziston nevoja për të gjetë një zgjidhje efikase drejt këtij problemi.

Sipas znj. Bytyci, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, prezenca e avokatit do të krijonte lehtësi edhe për procesin gjyqsor. Përshkak se i pandehuri nuk njeh proceset gjyqsore, mundësitë qe kanë, pasojat, dhe fjalorin juridik, mungesa e një udhëzuesi i cili në rastet e zakonshme do të ishte avokati i tyre, krijon vëshitërsi për të gjithë palët.

Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli theksoi rëndësinë për të sfiduar situatën e tanishme, për zbatueshmërinë e ligjit për funksionimin e drejtësisë dhe për përmbushjen e standarteve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke bërë vetëdijsimin e institucioneve të drejtësisë për praktika më të arsyeshme gjyqsore të cilat do të ndikonin në rrjedhshmërinë e rasteve dhe proceseve gjyqsore, dhe në mundësimin e perfaqësimit të të pandehurve me avokat mbrojtës. Një nga këto praktika, sipas tij, është aplikimi i marrëveshjeve për pranim të fajsisë me negocijm. Prokuroria, duke bërë hulumtimin e rasteve të cilat ajo i sheh të përshtatshme për aplikimin e kësaj marrveshje, me qellim të arritjes së drejtësisë, do te kishte ndikim ne buxhetin shtetëror.

Takime të tilla Bench Bar do të vazhdojnë edhe në regjione të tjera të Kosovës, me qëllim të përmirsimit të bashkëpunimit midis Gjykatës, Prokurorisë, Avokatëve dhe Policisë, dhe avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.