KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Projekti për Mentorim për vajza zhvilloi vizitë në OSBE dhe në Pallatin e Drejtësisë

26 July 2017

ekipi

Me 26.07.2017 u mbajt takimi i radhës, faza e pestë e Projektit të Mentorimit, në bashkëpunim të Odës së Avokatëve të Kosovës me Komitetin për Çështje Gjinore dhe OSBE.

Kësaj radhe Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me OSBE organizuan vizitë në zyrat e OSBE dhe në Pallatin e Drejtësisë, Gjykatën Themelore dhe Gjykatën e Apelit për studentet e mentoruara në mënyre që ato të njoftohen për së afërmi me punën e Gjykatave dhe OSBE–së.

Në OSBE të mentoruarat u pritën nga Barbara Rohmann – Drejtoreshë e Departmentit të të Drejtave të Njeriut dhe Komuniteteve e cila i njoftoi ato për misionin e OSBE-së në Kosovë, punën të cilën ajo e kryen si drejtoreshë e departamentit të të drejtave të njeriut dhe kominiteteve. Ajo gjithashtu foli për shkollimin e saj, drejtimin në të cilin është specializuar gjatë studimeve, përvojën e saj personale në ushtrimin e profesionit si juriste, pastaj si avokate, dhe tani si Drejtoresë e Departmentit të të Drejtave të Njeriut dhe Komuniteteve. Gjithashtu ajo sygjeron studentet të mentorurat që të jenë sa më aktive në profesion dhe të punojnë shumë për të ardhmen dhe profesionin si Avokate.

Më pas fjalën e morën Vesna Vujovic-Ristovska –Shefe e Sektorit për Krim të Organizuar - Departamenti për Siguri Publike dhe Nensi Jasharaj –Zyrtare Ligjore, Sektori për Qeverisje - Departamenti i Demokratizimit. Ato folën për punën e tyre dhe funksionimin e departamenteve të cilat ato punojnë.

Takimi vazhdoi në Pallatin e Drejtesise.

Në Gjykatën Themelore të mentoruarat u pritën nga gjyqtarja Shadije Gërguri dhe gjyqtari Beqir Kalludra, ndërsa ne Gjykaten e Apelit nga gjyqtarja Mejreme Memaj.

Gjyqtarët folën për rregullimin e brendshëm të punëve të gjykatës, dhe përgjegjësinë që i takon këtij profesioni. Gjithashtu ata ftuan studentët që të marin pjesë sa më shumë në seanca gjyqësore në mënyrë që të aftësohen sa më shumë dhe në të ardhmen të punojn edhe ato si gjyqtare.

Takimi përfundoi në ora 13:00