KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli priti në takim ekspertë të lartë të sundimit të ligjit nga USAID

31 July 2017

ekipi

Prishtinë - 31.07.2017, Kryetari i Odës së Avokatëve në Kosovë, z.Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv z. Yll Zekaj, pritën në takim përfaqëuses të USAID nga zyra në Washington, z. Andrew Solomon , znj. Jennifer Ober dhe znj. Flaka Xhelili Zekaj, përfaqësuese e USAID nga zyra në Prishtinë.

Përfaqësuesit e USAID, diskutuan rreth një programi të ri nga USAID për ndihmën juridike falas, fokusi i të cilit do të jetë pakicat etnike dhe grupet e tjera të margjinalizuara. Të interesuar për rolin e OAK-së në këtë aspekt, Kryetari Havolli shpjegoi funksionimin dhe qëllimin e Odës, ndërlidhjen e saj me sistemin e ofrimit të ndihmës juridike në Kosovë dhe bashkëpunimin me institucionet tjera që merren me ofrimin e ndihmës juridike në Kosovë.

Kryetari Havolli falenderoi USAID për bashkëpunimin e përhereshëm, duke u zotuar në thellimin e këtij bashkëpunimi me rol aktiv në projektet e ardhshme.

Përfaqësuesit e USAID potencuan rolin vendimtar që OAK do të ketë në projektin e ri i cili qëllimin kryesor e ka në qasjen në drejtësi dhe do të ketë tre komponentë: Ngritjen e kapaciteteve të OAK-së në ofrimin e ndihmës juridike falas; Përmirsimit të kualitetit për ndihmën juridike falas; dhe Edukimit të qytetarëve për përfitim nga ndihma juridke falas në Kosovë. Oda e Avokatëve të Kosovës, është e hapur për bashkëpunim dhe koordimin në projekte të cilat synojnë avancimin e sistemit të drejtesisë në Kosovë.