17 August 2017
Telegram ngushëllimi drejtuar Familjes Abdiu me rastin e ndarjes nga jeta të Beqir Abdiut.
E nderuara familje Abdiu,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të avokatit të shquar, Beqir Abdiu.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe i gjithë komuniteti i avokatëve në Republikën e Kosovës vlerëson lartë kontributin e tij ndaj vendit dhe qytetarëve.
Në emrin tim dhe të Odës së Avokatëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes tuaj.
U prehtë në paqe,
Me respekt,
Osman Havolli, Kryetar