KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Delegacioni nga OAK viziton BIK

01 September 2017

ekipi

01.09.2017, Prishtinë - Një delegacion nga Oda e Avokatëve të Kosovës, i prirë nga kryetari z. Osman Havolli vizituan sot Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar festën e Kurban Bajramit. Nga OAK pjesëmarrës ishin, zëvendëskryetari z. Isamedin Dedinca, z. Behar Ejupi - avokat, anëtar i Këshillit Drejtues z. Bedri Bahtiri, dhe z. Florim Shefqeti - prokuror.

Në këtë vizitë me rastin e festës së Kurban Bajramit, delegacioni i cili u prit nga zëvendëskryetari i BIK, z. Reshat Mexhidi, i uroi Bashkësisë Islame të Kosovës paqe, solidaritet, dhe prosperitet.