KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

NJOFTIM: Dega Regjionale e OAK-së në Prishtinë, pret në takim kandidatin për Kryetar të Komunës së Prishtinës z. Arban Abrashi

29 September 2017

ekipi

29.09.2017 – Prishtinë;​ Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë, të hënën me datë 02.10.2017 nga ora 16:00 pret ne takim kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prishtinës z. Arban Abrashi.

Kryesia e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë, në krye me Skender Musa U.D. Kryetar i kësaj Dege, do të takohet me z. Abrashi në mënyrë që të diskutojnë në lidhje me çështjet që preokupojnë avokatinë në Regjionin e Prishtinës.

Ky takim organizohet me kërkesë të z. Abrashi, njëherit njoftohen të gjithë kandidatët për Kryetar të Komunës së Prishtinës që Dega Regjionale e OAK-së në Prishtinë, mirëpret çdo kandidat që është i interesuar të takohet me ne, në mënyrë që të shikohen mundësi të avancimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe avokatëve të Regjionit të Prishtinës.

Takimi mbahet në objetin e OAK-së, rr. Bedri Pejani nr. 31 në Prishtinë.