KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ligjëratë:“Oda e Avokatëve të Kosovës. " Sfidat në profesionin e Avokatisë"

16 November 2017

ekipi

Prishtinë, 16.11.2017 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” më datën 16.11.2017 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë mbajtën ligjeratën, me temën: "Sfidat në profesionin e Avokatisë" për studentët e Fakuktetit Juridik nga niveli i studimeve: Bachelor dhe Master, si dhe te diplomuarit.

Qëllimi i kësaj ligjerate ishte që të inkurajoj marrëdheniet jo-formale profesionale në mes të avokatëve me përvojë dhe studentëve të Fakultetit Juridik, si dhe t'iu mundësojë studentëve që të kuptojnë më mirë sfidat dhe mundësitë në profesionin e Avokatisë.

Rreth kësaj teme për të ligjëruar dhe për të ndarë sfidat e obligimet e profesionit të Avokatisë të ftuara ishin: Av Fehmie Gashi Bytyci , Av.Florie Drevinja, Av.Flutra Hoxha

Gjithashtu në këtë takim ishte edhe pjesa e diskutimit të hapur me Avokatët dhe studentët.