KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli takoi Kryetaren e DHSK, znj. Ekaterina Trendafilova

23 November 2017

ekipi

Prishtinë, 23.11.2017-Takim i veçantë i Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z.Osman Havolli me Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, znj. Ekaterina Trendafilova

Me kërkesën e Kryetares së Dhomave të specializuara znj. Ekaterina Trendafilova, më datë 23 nëntor 2017, ora 13:30, u zhvillua një takim i veçantë me Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli.

Në këtë takim mes tjerash Kryetarja Trendafilova dhe Kryetari Havolli biseduan për çështjet e mandatit të gjykatës, rregullat e procedures, provave si dhe direktiva për mbrojtës.

Gjithashtu u bisedua edhe për angazhimin e avokatëve nga Kosova në cilësinë e mbrojtësve të të akuzuarve potencial dhe në cilësinë e mbrojtësve të viktimave, si dhe normativën tjetër përcjellëse që pritet të aprovohet si Ligji për ndihmën juridike në kuadër të Dhomave të Specializuara si dhe Kodi i Etikës dhe procedurat disiplinore për mbrojtës.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi se ende nuk ka Aktakuza të dorëzuara në këto Dhoma dhe për të gjitha zhvillimet do të ketë bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës. Në kuadër të bashkëpunimit për avokatët në Kosovë do të organizohen trajnime nga përfaqësuesit e Zyrës së Mbrojtjes së të akuzuarve dhe të Zyrës për mbrojtjen e viktimave.

Kryetari Havolli, falënderoi përfaqësuesit e Dhomave te Specializuara të Kosovës përkatësisht Kryetaren znj. Trendafilova dhe Sekretaren e Dhomave znj. Donolan, për takimin dhe bashkëpunimin e krijuar me Odën e Avokatëve të Kosovës.