KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërron jetë avokati, Aqif Tuhina(1939-2017)

08 December 2017

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 08 Dhjetor 2017 ka humbur anëtarin, avokatin, Aqif Tuhina. Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 10 dhjetor 2017 në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Aqif Tuhina ka lindur më 16.09.1939 në Kërcovë. Studimet i përfundoi në lëminë e drejtësisë– Fakulteti Juridik. Avokati, Aqif Tuhina ishte avokat i regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me seli të zyrës në Prishtinë.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen, koleg avokat dhe për të gjithë ata që e njihnin atë. I ndjeri kishte ushtruar edhe profesionin e gjyqtarit dhe ekspertit për cështje civile dhe penale.

Mbledhja komemorative do të mbahet me datë 10 dhjetor 2017 ne orën 11:00, dita e diele ne Hotelin Sirius në Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.