KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroi jetë avokati Rasim Krasniqi (1959-2018)

20 April 2018

ekipi

20.04.2018, Prizren - Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 19 Prill 2018 ka humbur anëtarin e saj, avokatin, Rasim Krasniqi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 20 Prill 2018 (e Premte), në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Prizren, në Lagjën Arbana.

Rasim Krasniqi ka lindur më 04 Prill 1959 në Fshatin Terpezë, Komuna e Malishevës. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me datë 31 Mars 1987, kurse provimin e Jurisprudencës e ka dhënë me datë 15 Mars 2003 në Prishtinë. Avokati, Rasim Krasniqi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës më 30 Dhjetor 2005 me seli të zyrës në Prizren.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prizren shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.


Me nderime,
Dega Regjionale Prizren - OAK