KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli mbajti takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, z. Nikola Kabašić

27 April 2018

ekipi

Mitrovicë, 27.04.2018 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Kryetari i Degës Regjionale në Mitrovicë z. Vehbi Beqiri së bashku me Prokurorin Disiplinor të OAK-së z. Florim Shefqeti u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë z. Nikola Kabašić.

Ky takim u zhvillua në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve të rregullta të cilat i mban Kryetari i OAK-së me Kryetarë të Gjykatave Themelore në nivel të Kosovës. Në këtë takim u bisedua për çështje të rëndësishme për funksionimin e sistemit gjyqësor në raport me Avokatinë.

Gjatë takimit u bisedua dhe u trajtuan çështje me interes të dyanshëm, sfidat dhe problemet prezente në institucionet pjesëmarrëse, me qëllim të bashkëpunimit dhe funksionimit me të mirë të sistemit të gjyqësisë.

Kryetari i Gjykatës z. Kabašić tha se është i nevojshëm bashkëpunimi dhe mbështetja e vazhdueshme e Odës së Avokatëve të Kosovës, në mbrojtje dhe përfaqësim më cilësorë dhe më të thellë. Për këtë theksoj se OAK ka ndërtuar një bashkëpunim profesional në ngritjen e kapaciteteve gjyqësore. Ai shprehi shqetësimin për mbingarkesën me lëndë për një periudhë të gjatë të mos funksionimit të Gjykatës në kushte normale, përderisa ka numër të mangët të Gjyqtarëve, stafit përgjegjës (përkthyes) në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Kryetari Havolli, shprehu gatishmërinë për mbështetje profesionale duke kërkuar llogaridhënie dhe cilësi në përfaqësim që është detyrë e secilit avokat, pavarësisht nëse përfaqësimi është sipas detyrës zyrtare apo me angazhim privat sipas autorizimit.