KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

NJOFTIM për OAK-në dhe anëtarësinë e saj, nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë

27 April 2018

ekipi

Znj. Afërdita Bytyçi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, zyrtarisht ka njoftuar Odën e Avokatëve të Kosovës lidhur me kërkesat e vazhdueshme të saj, për krijimin e lehtësirave dhe kushteve sa më të mira për Avokatë.

Zyra për Komunikim e OAK-së e publikon këtë njoftim të plotë (në mënyrë autentike) si në vijim;

I nderuari z.Osman Havolli, Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës,Prishtinë.

Meqenëse dje ju kemi dërguar Njoftimin e njëjtë në adresën zyrtare të Odës së Avokatëve të Kosovës, pas sigurimit të adresës suaj elektronike personale, Bashkangjitur këtij email-i, ju njoftojmë me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë si në vijim:

Duke filluar nga data 30.04.2018, orari i punës me palë do të jetë nga ora 8,30 min deri në ora 15,30 min, ndërsa orari i punës për zyrtarët e gjykatës do të mbetet i njëjtë si më parë,i përcaktuar nga Ministria e Administratës Publike për të gjitha institucionet nga ora 8,00 deri në ora 16,00.

Ky ndryshim bëhet me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase ndaj palëve dhe qytetarëve të interesuar, duke pasur parasysh faktin se aparaturat teknike të teknologjisë informative kanë nevojë të testohen 30 min,para fillimit të punës me palë.

Orari i mëparshëm i punës me palë nga ora 9,00 deri në ora 15,00, është aplikuar në këtë gjykatë nga viti 2000, praktikë e tillë e gjetur nga menaxhmenti i ri i gjykatës e cila tani ndryshohet në llogari dhe interes të palëve.

Edhe kushtet e akomodimit të avokatëve dhe palëve pritet të përmirësohen dukshëm me përfundimin e procedurave të filluara të tenderimit,lidhur me pajisjen me inventar për korridore të gjykatës (ulëse) dhe hapësira të parapara për akomodim të avokatëve.

Paraprakisht ju përshëndes për bashkëpunim të ndërsjellë institucional.

Me respekt

Agim Bytyçi

Udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve (zv.Administrator i Gjykatës)

Gjykata Themelore në Prishtinë

Pallati I Drejtësisë

Rr.Nekibe Kelmendi-Hajvali

Agim.bytyqi@rks-gov.net

______________________

Me respekt,
Oda e Avokatëve të Kosovës