KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli, po merr pjesë në shënimin e Ditës së Avokatisë në Republikën e Maqedonisë

05 May 2018

ekipi

Strugë, 05.05.2018 – Me ftesë të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Maqedonisë z. Nikolla Dodevski, Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli është duke marrë pjesë në shënimin e ditës së avokatisë në Republikën e Maqedonisë.

Oda e Avokatëve të Maqedonisë shënon 73 vjetorin e themelimit të saj në manifestimin qëndror që është duke u mbajtur në Strugë, njëherit Kuvendi i Avokatisë është duke i mbajtur punimet për përzgjedhjen e Këshillit Drejtues i cili mëpastaj do ta emëroj Kryetarin e Odës së Avokatëve në Maqedoni për një mandat 4 vjeqar.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë përfaqësuesit e Odave të vendeve të Ballkanit dhe Unionit të Avokatëve të Evropës.

Nga përfaqësuesit e Odave u kërkua që të paraqesin secili nga një ekspoze për rolin dhe funsionimin e Odave dhe rolin e Avokatëve në shoqërinë moderne. Kryetari Havolli njoftoj të pranishmit për funksionimin e OAK-së, por edhe për rolin të cilin e kanë avokatët në Republikën e Kosovës. Ai ndër të tjera tha se roli i Avokatëve është shumë i rëndësishëm dhe i fuqishëm në secilën shoqëri, kuptohet nëse realizohet me profesionalizëm, konform Konventave dhe Traktateve ndërkombëtare, duke nënkuptuar se të gjitha aktet e secilit shtet janë të harmonizuara me to. Avokatët janë ambasadorë të vërtet në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, të cilat i tejkalojnë sistemet vendore që nënkupton se nuk i’u nënshtrohen politikave shtetërore dhe mbi këtë kauzë duhet të avansohet roli i avokatisë edhe më tepër.

Duhet theksuar se Konferencado t’i vazhdoj punimet edhe në orët e pasditës.