KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli uron fillimin e muajit të Ramazanit

15 May 2018

ekipi

Të nderuar qytetar të besimit Islam,

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve musliman kudo që janë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit në forcimin e besimit në Zotin dhe në solidaritetin ndaj njeriut.

Uroj që ky muaj të kalojë në paqe me dëshirat më të mira për një agjërim sa më të lehtë, të na sjellë dashuri, ndihmë, solidaritet për njëri-tjetrin, dhe shëndet të mirë, begati dhe gëzime në familjet tona, e në veçanti për të gjithë njerëzit në nevojë.

Av. Osman Havolli – Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës