16 May 2018
Prishtinë, 16.05.2018 - Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Yll Zekaj, u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme z. Enver Peci.
Në këtë takim u theksua nevoja e domosdoshme e bashkëpunimit, në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Gjykatës Supreme të Kosovës me qëllim të identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Kryetari Havolli, shprehu nevojën për zgjidhjen e disa çështjeve nga kompetenca e Gjykatës Supreme të Kosovës nëpërmjet nxjerrjes së Mendimeve Juridike, me qëllim që të eliminohen zbraztirat juridike. Z. Peci u pajtua se kjo çështje do t’i ndihmonte sistemit të drejtësisë dhe se ka shprehur gatishmërin dhe vullnetin se si Kryetar i Gjykatës Supreme të ofroj mundësi për bashkëpunim me Odën e Avokatëve në këtë drejtim.
Gjatë këtij takimi u dakorduan se të gjithë avokatët të cilët ballafaqohen me çështje të natyrave të ndryshme juridike për të cilat mund të interpretohen nga Gjykata Supreme e Kosovës, atëherë kërkesat e tyre t’i artikulojnë në OAK, në mënyrë që pastaj Oda të adresoj ato çështje për të cilat mendohet se mund të jenë me rëndësi në zbatim sa më të mirë të ligjit dhe funksionim të së drejtës.
Kryetari Havolli u njoftua për së afërmi lidhur me aktivitetet në efikasitetin dhe azhuritetin e lëndëve në Gjykatën Supreme të Kosovës, me ç’rast u njoftua se në këtë Gjykatë trajtimi i lëndëve bëhet konform afateve të parapara me ligj, dhe zgjidhja e tyre nuk e kalon periudhën kohore prej 3 muajsh ashtu që në trajtim janë lëndët e këtij viti me përjashtim të Dhomes së Posaçme të Gjykatës Supreme, e cila është e stërngarkuar me lëndë të trashëguara me vite, për të cilat është duke u bërë përpjeke që sa më shpejtë të gjendet mënyra për përfundimin e tyre.
Në këtë takim u diskutua edhe çështja e përfaqësimit të palëve në procedurë qoftë atë penale apo civile, përkatësisht Dhënien e Kundërligjshme e Ndihmës Juridike, konform nenit 419 të Kodit Penal të Kosovës. Gjithashtu Kryetari Peci shprehu gatishmërinë në mbështetje dhe përkrahje të Odës së Avokatëve të Kosovës e që ka të b ëjë me kërkesën dërguar Qeverisë (Ministrisë së Drejtësisë) dhe Kuvendit të Kosovës, për ndryshimin e nenit 86 të Ligjit për Procedurën Kontestimore. Të dy Kryetarët u pajtuan se gjithësesi sa më shpejtë ky ligj duhet të pësoj ndryshim plotësimet e nevojshme.