KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Nënkryetari i OAK-së z. Isamedin Dedinca, u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z. Sami Mazreku

16 May 2018

ekipi

Prishtinë, 16.05.2018 – Nënkryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Isamedin Dedinca priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z. Sami Mazreku.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua edhe çështja e Sigurimit të Përgjegjësisë Profesionale të Avokatëve në Republikën e Kosovës.

Nënkryetari i OAK-së z. Dedinca deklaroj se lidhur me këtë çështje në bazë të Nenit 35 të Ligjit Nr. 04/L-193 për Avokatinë, Oda e Avokatëve të Kosovës është duke shqyrtuar ndërmarrjen e hapave konkret për të themeluar procedurat e kontraktimit të sigurimit të përgjegjësisë profesionale për avokatët, e cila planifikohet të implementohet nga fillimi i vitit 2019.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale është me interes për vetë avokatët, për t’i siguruar ata për lëshimet eventuale gjatë ushtrimit të punës së tyre.