KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Havolli dhe Zekaj morën pjesë në publikimin e raportiti të BIRN-it dhe Internews Kosova

26 June 2018

ekipi

26.06.2018, Prishtinë - Kryetari i OAK-së, Havolli, dhe drejtori ekzekutiv, Yll Zekaj, ishin të pranishëm në publikimin e raportit vjetor të BIRN-it të monitorimit të gjykatave për vitin 2017.

Me këtë rast, kryetari Havolli, vlerësoi se një projekt i tillë ngrit transparencën dhe ndikon pozitivisht në punën e gjykatave.
Ndërkohë, në panelin e udhëhequr nga Kreshnik Gashi, folën drejtoresha e BIRN-it, Jeta Xharra, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala. Gjatë prezantimit të këtij raporti, përfaqësuesi i BIRN-it, Labinot Leposhtica, tha se që nga fillimi i këtij projekti për monitorimin e gjykatave janë monitoruar mbi 10 mijë seanca gjyqësore, të cilat kanë evidentuar shumë shkelje dhe mangësi. Po ashtu, u bë e ditur se ky raport fokus të veçantë i ka rastet e korrupsionit, si veprat penale më me interes për shoqërinë të monitoruara gjatë vitit 2017.