05 July 2018
05.07.2018, Prishtinë - Kreu i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, mori pjesë në shënimin e 10 vjetorit të mbështetjës së BE-së dhe UNICEF-it për Drejtësinë për të Mitur në Kosovë.
Konferenca nisi me paraqitjen e një dokumnetari “Artistët në katër mure”, i cili shtjellon trajtimin e të miturve në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Me këtë rast, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, tha se në kuadër të kësaj reforme janë siguruar masa të specializuara dhe me shumë kujdes ndaj fëmijëve që janë përfshirë në sisteme të ndryshme gjyqësore.
Në konferencën përmbyllëse, morën pjesë, edhe përfaqësues nga zyra e kryeministrit, Haradinaj, avokati i Popullit, Hilmi Jashari, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ai i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, deputetë, e të tjerë.