KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mblodh Grupi i Fokusit, prezantohen të gjeturat e pyetësorëve për praktikantë përmes OAK-së

04 September 2018

ekipi

04.09.2018, Prishtinë - Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Yll Zekaj, prezantoi të gjeturat e pyetësorëve për angazhimin e praktikantëve, përmes OAK-së, si pjesë e projektit të Rrejtit Ballkanik të Odave të Avokatëve, pjesë e së cilës është edhe Oda e Avokatëve të Kosovës.

OAK në korrik të këtij viti ua kishte dërguar avokatëve dhe praktikantëve të avokatisë, pyetësorët në lidhje me angazhimin e praktikantëve në zyret e avokatëve, duke anketuar të njejtit për sfidat dhe vështirësitë e praktikanteve lidhur me këtë çështje.

Duke marrë parasyshë faktin se kryerja e praktikës përmes OAK-së është e rregulluar me aktet normative të OAK-së, Ligjin për Avokatinë, Statutin e OAK-së dhe Kodin e Etikës profesionale, z. Zekaj, vuri në pah se pyetësorët i janë dërguar të gjithë avokatëve dhe praktikantëve.

Nga të gjeturat e këtyre pyetësorëve, rezulton se shumica e të anketuarëve, përkatësisht, 63% e tyre, mendojnë se Oda e Avokatëve të Kosovës luan rol të rëndësishëm në procesin e praktikës.

Ndërsa, av.Vjosa Shkodra, prezantoi projektin e ABA (Shoqata e Avokatëve Amerikanë)/ROLI “Rrjeti Ballkanik i Odave të Avokatëve”, programi gjithëpërfshirës për praktikantë, duke thënë se pas përfundimit të këtij procesi parashihet një plan, strategji për të ardhmen.

Në kuadër të këtij grupi të fokusit, në debat morën pjesë edhe ish – kryetari i OAK-së av. Adem Vokshi, profesori universitar z. Bedri Bahtiri, avokatë dhe praktikantë, duke dhënë rekomandime sa i përket programit për praktikantët e Avokatisë – angazhimi në praktikë, problemet dhe sfidat me të cilët janë ballafaquar.