KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK organizoi mbledhje Komemorative me rastin e vdekjes së avokatit Nuhi Uka

28 September 2018

ekipi

28.09.2018, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoi mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e njërit nga juristët e shquar të Republikës së Kosovës, Nuhi Uka.

Kryetari i Odës, Osman Havolli, duke e përshkruar personalitetin e Nuhi Ukës, punën e tij si jurist në Administratën Publike të Prishtinës, më pas si gjyqtar dhe një kohë kryetar Gjykate, tha se në veçanti në punën e avokatit Uka ishte një shembull i mirë për profesionistët ligjor.

Figurën e Nuhi Ukës, e lartësoi edhe bashkëpunëtori i tij, Tahir Rrecaj, duke thënë se ai ishte një profesionist dhe koleg i dashur për ata që e njohën nga afër.

Familja e avokatit, Nuhi Uka, falenderoi pjesmarrësit e mbledhjes komemorative, duke e quajtur të ndjerin shembull të një prindi perfekt dhe udhërrëfyes i familjes.

Varrimi i ish – avokatit, Nuhi Uka, bëhet sot me datë 28.09.2018 në orën 16:00 në varrezat e qytetit në Prishtinës.