KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari z. Havolli dhe z. Lentze dakordohen rreth fazës së dytë të kodit civil

08 October 2018

ekipi

08.10.2018, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, priti në takim, Alfons Benjamin Lentze, udhëheqës i projektit “Mbështetje për fazën e dytë të kodit civil”, projekt ky i financuar nga BE-ja.

Në vazhdën e diskutimeve për përpilimin e kodit civil, u dakorduan që edhe më tej të intesifikohet puna në këtë drejtim, duke marrë parasysh faktin se drafti i parë i këtij kodi do të përcillet në Ministrinë e Drejtësisë në fillim të muajit shkurt 2019.

Kryetari i OAK-së z. Havolli, theksoi interesin e veçantë të OAK-së dhe avokatëve për përmiresimin e legjislacionit civil dhe kodifikimin e të njëjtit dhe e vleresoi si moment të duhur dhe kyq që gjatë procesit të nxjerrjes së kodit civil të integrohen edhe ndryshimet dhe plotësimet e reja të cilat në vazhdimësi janë kërkuar nga OAK-ja. Kryesisht, siç u shpreh z. Havolli, ndryshimin e nenit 86 të Ligjit të Procedurës Kontestimore, që ka të bëjë me përfaqësimin e palëve në procedurën civile, për çka mori premtime nga udhëheqësi i projektit për adresimin e kesaj çeshtjeje në këtë proces.

Gjithashtu, pjesëmarrësit në këtë takim u dakorduan që nga avokatët të kërkohet një listë e paqartësive dhe nevojave të ndryshimit në legjislacionin civil aktual, ashtu që, në muajin nëntor përfaqësues të projektit në fjalë, në bashkëpunim me OAK-në do ta mbajnë një punëtori për të diskutuar këto paqartësi dhe nevoja të ndryshimit të legjislacionit civil, që potencialisht të mund të inkorporohen në fazën e dytë të përpilimit të kodit civil.