KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

18 avokatë të rinj dhe 49 praktikantë dhanë betimin solemn para kryetarit z. Havolli

17 October 2018

ekipi

17.10.2018, Prishtinë - Odës së Avokatëve të Kosovës iu shtuan edhe 18 avokatë të rinj dhe 49 praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyret e avokatëve.

Ata dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli. Duke iu uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional, kryetari z. Havolli, gjatë ceremonisë solemne inkurajoi ata që të jenë lider të punës së tyre dhe të marrin me përgjegjësi detyrën e re.

Z. Havolli tutje tha se gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë, të cilët me angazhimin e tyre do të ngrisin profesionalizmin në përfaqësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Kurse, kordinatorja e Qendrës Trajnuese në OAK, znj. Albulena Ukimeraj, shpejgoi funksionimin dhe misionin e OAK-së, duke theksuar se avokatët janë të obliguar që të respektojnë Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon Avokatë dhe Praktikantë në Regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron 893 avokatë dhe 217 praktikantë.