19 November 2018
19.11.2018, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj pritën një delegacion nga Kroacia, i përbërë nga z. Kristian Turkalj, sekretar i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë në Kroaci dhe znj. Lana Letilovic, ndihmës ministre e Drejtësisë, të cilët janë duke ofruar ekspertizën e tyre në kuadër të procesit të rishikimit funksional dhe reformave të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ndër pikat kryesore që u diskutuan në takim ishin: bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëminë civile dhe penale, ofrimi i shërbimeve ligjore dhe luftimi i kuaziavokatisë, definimi i saktë ligjor i kompetencave të profesioneve të lira në raport me profesionin e avokatisë në Kosovë, unifikimi i sistemit informativ përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe aplikimi i lehtësirave financiare në taksat gjyqësore për stimulimin e përdorimit të sistemit elektronik, në komunikim me institucionet e sistemit gjyqësor.