KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, Osman Havolli i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

04 December 2018

ekipi

04.12.2018, Prishtinë, Kryetari i Odës se Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, Z. Philip Kosnett.

Në telegramin e urimit për ambasadorin Kosnett të kryetarit Havolli thuhet se,Në emrin tim personal dhe të Odës së Avokatëve të Kosovës, ju shpreh mirëseardhje dhe punë të mbarë në misionin e juaj si Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur çdoherë Kosovën, ashtu sikurse Odën e Avokatëve të Kosovës, për çka ju jemi shumë mirënjohës.

Bashkëpunimi dhe miqësia mes Shoqatës së Avokatëve Amerikanë dhe Odës së Avokatëve të Kosovës do të jetë e përhershme”, përfundon urimi i kryetarit Havolli.