KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përfundon sesioni i dytë i punëtorive të trajnimit të Trajnerëve

06 December 2018

ekipi

06.12.2018, Prishtinë - Për tri ditë radhazi (më 4, 5 dhe 6 dhjetor) u mbajt sesioni i dytë i tri punëtorive të Trajnimit të Trajnerëve, (TOT), për Odën e Avokatëve të Kosovës, në kuadër të projektit të BE-së, “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, e mbështetur nga OAK.

Duke e vlerësuar lartë këtë trajnim, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, veç tjerash, tha se është një trajnim që përgatit avokatët si trajnerë të së ardhmës. Njëherësh z. Havolli në fjalimin e tij motivues, përgëzoi avokatët pjesmarrës për prezantimet që paraqitën për këto tri ditë, sa u mbajt ky sesion i trajnimeve.

Ky trajnim i ndarë në 3 sesione, ku një sesion përfshin 3 ditë, synon të zhvilloj një trajnim për metodologjinë e unifikuar për zhvillimin e kurrikulave për avokatët dhe për të përgatitut trajnerët e ardhshëm dhe kurset e trajnimit për avokatët e licencuar, praktikantët në OAK dhe kandidatët për provimin e jurisprudencës.