KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Fondacioni Jahjaga nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje falas për viktimat e dhunës seksuale

27 December 2018

ekipi

27.12.2018 - Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Fondacioni Jahjaga nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim mbrojtjen juridike falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i OAK-së, Osman Havolli, tha se kjo ditë është e shënuar, pasi që avokatët pro bono do të angazhohen me këto raste, duke shtuar se synohet që në këtë prpces të përfshijnë më shumë avokate femra, për shkak të ndjeshmërisë së rasteve të të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. “Presim që të jetë një numër i madh i avokatëve që vullnetarisht, shumë shpejt do të fillojnë bisedimet me avokatë për këtë çështje dhe më pas do të bisedojmë dhe kordionohemi me Fondacionin Jahjaga”, theksoi kryetari Havolli.

Ish- presidentja, Atifete Jahjaga, theksoi se kjo marrëveshje paraqet një prej hapave më të rëndësishëm për qasjen në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe se memorandum në fjalë është thelbësor për këtë të drejtë për të mbijetuarit.

Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes avokatëve do t’i përfaqësojë këto raste para të gjitha organeve të drejtësisë në Kosovë, kurdo që fillon ky proces.